Noizy poston foton e kushëririt që i dogji lokalin: E rriti familja ime, unë s’mund ta urrej…

Këngëtari Noizy ka publikuar foton e kushëririt të tij, i cili akuzohet se ka qenë autori i zjarrvënies në lokalin e tij në Durrës.

“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”- shkruan Noizy.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *