Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump ka treguar së fundmi aftësinë e saj në sërf. Ajo ka postuar në profilin e saj në “Instagram” disa foto e video nga brigjet e Miami Beach.
Në pamjet në fjalë, 41-vjeçarja shihet teksa kalon me lehtësi dallgët, ndërsa është shfaqur e buzëqeshur së bashku me djalin e saj Theo, shtatë vjeç.
Ndërkohë, ky ishte reagimi i parë i Ivankës që prej kohës kur babai i saj, Donald Trump, u arrestua dhe më pas u la i lirë pasi pagoi garancinë.
Gjithashtu kujtojmë se vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar edhe disa ditë pushime në Shqipëri gjatë kësaj vere. Madje ajo nuk ka nguruar që në rrjetet e saj sociale të tregojë se sa e bukur është Shqipëria.