Nuk e pranuan në funeral, merret në mbrojtje gruaja e Pëllumb Metës

Policia e Durrësit ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e 50 vjeçarit që u vra në Durrës, Blerina Metën.

Gruaja nuk është lejuar të marrë pjesë në ceremoninë mortore të burrit të saj, paraditen e kësaj të Shtune. Ceremonia është mbajtur në shtëpinë e një prej vëllezërve të viktimës, ku ka marrë pjesë vetëm vajza e madhe e çiftit, e cila ishte e martuar.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes vëllezërve të të ndjerit Pëllumb Meta dhe kunatës së tyre, Blerina u shoqërua nga blutë e Durrësit deri te shtëpia e prindërve të saj në Laç.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u zbulua ditën e djeshme. Akti tronditës i 3 fëmijëve ndaj babait datonte që më 10 Shkurt të këtij viti. Ishte djali i madh i viktimës, Hysen Meta ai që e kishte qëlluar 4 herë me armë zjarri. Krim që siç deklaroi, e kishte planifikuar me të motrën 19 vjeçare Hygerta Meta, ndërsa vëllai i vogël Amarildo Meta kishin bashkëpunuar për groposjen e trupit në oborrin e shtëpisë.

Plani i tyre për fshehjen e gjurmëve doli zbuluar pasi 24 vjeçari bëri denoncimin në polici. Pas pretendimeve për një zhdukje të mistershme të kryefamiljarit, blutë dyshuan se bëhej fjalë për një krim të rëndë.

Fillimisht ekzekutimin e të atit, e mori përsipër Hygerta, duke thënë se 50 vjeçari donte ta martonte me një emigrant pa dëshirën e saj. Më vonë, ngjarja mori rrjedhë tjetër.

3 fëmijë të moshave relativisht të reja u bënë bashkë për t’i marrë jetën babait të tyre. Në dëshminë e sotme para hetuesve, Hysen Meta ka thënë se “babai i tij ishte bërë i padurueshëm dhe se vrasjen e kishin planifikuar me detaje”. Ai theksoi se nëna e tij, nuk kishte asnjë lidhje me krimin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *