Nuk ka arsye t’i fshehë, Bora Zemani tregon dy operacionet e vetme që ka bërë

Moderatorja e suksesshme Bora Zemani ka qenë kryefjala e showbiz-it përgjatë dy viteve të kaluara duke u shpallur dhe “Njeriu i Vitit” për 2021-shin. Njerëzit kanë pasur gjithnjë interes të dinë rreth më shumë rreth asaj që nga arritjet profesionale te jeta personale. Duke qenë se ajo është një nga vajzat më të bukura të ekranit, fansat duan të dinë si ia del të jetë aq në formë, e këtu nuk mund të mos përmendim edhe ndryshimet që ajo ka pësuar ndër vite

Ditën e djeshme, ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instagram dhe një ndër pyetjet që i erdhi ishte nëse kishte bërë ndonjë ndërhyrje plastike. Përgjigjia e saj “Të vetmet operacione që kam bërë në jetë kanë qenë lindja e Arborit dhe heqja e apandesitit” na bëri të dyshojmë pak për vërtetësinë e këtyre fjalëve.

 

 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *