Nuk ka më as gazetarë të rinj, në Shkodër dhe Elbasan nuk ka regjistrime në vitin e parë

Ndërkohe që 138 media audio dhe audiovizive operojnë si subjekte në Shqipëri, pa përfshirë këtu median e shkruar, ka një tkurrje të numrit të studentëve që zgjedhin të studiojnë mbi këtë profesion, e nga ana tjetër industria e medias ka nevojë për gazetarë.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku e sheh këtë rënie më shumë në rajone, duke theksuar se ka ndikuar migrimi dhe mungesa e vizionit së universiteteve lokale, që ka shkëputur këta student nga auditorët.

“Kjo lidhet më shumë me atë çfarë po ndodh me universitetet e rajoneve të cilat janë të gjitha në rrezik. Ka një rënie të lehtë nga viti në vit dhe un mendoj që shpjegohet me rënien demografike së pari, se dyti emigracioni nga rajonet në Tiranë dhe nga Tirana jashtë Shqipërisë, kush goditet i pari goditen rajonet sepse kanë emigracion të dyfishtë. Kjo lidhet edhe me mungesën e një vizioni strategjik të universiteteve, kanë funksionuar si universitete makro”.

Që Fakulteti i Gazetarisë në rajone të mos rrezikojë mbylljen, Mark Marku sugjeron shtimin e konkurrencës midis Universiteteve shqiptare.

“Duhet bërë kombëtarizimi i Universiteteve shqiptare, pra që universitetet e rretheve të kenë programe të tilla ku studenti nga Tirana të shkojë në Korçë, Vlorë etj…të gjejë një program më të mirë se çdo ta gjente në Tiranë për shembull. Universitet e rretheve janë bërë universitete gjeneraliste dhe nuk kanë menduar për strategji të kësaj natyre.”

Në FHF deri me tani janë 37 regjistrime në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në Shkodër 15 maturantë kanë shprehur dëshirën por ka vetëm 6 regjistrime, ndërkohë që në Elbasan 40 maturantë kanë shprehur dëshirën për të studiuar gazetari e deri më tani ka zero regjistrime. Nëse vazhdohet me këtë trend, gazetaria me siguri do të jetë profesioni në zhdukje./Tch

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *