Nuk ka më reshje shiu, por ja çfarë e pret vendin tonë nga dita e nesërme

Sinoptiokania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim, duke thënë se sot pritet të jetë dita e fundit që do të ketë reshje të dendura shiu në territorin e vendin tonë.

Sipas saj nga dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim të reshje dhe vendi do t’i mbetet reshjeve të dëborës. Gjithashtu Porja tha në një intervistë për “News24” se në zonat malore temperaturat do të ulen deri në -4 dhe -5 gradë celcius dhe se do të ketë prezencë të ngricave.

“Do të thoja se sot është dita e fundit që ka edhe më shumë reshje. Ka një zhvillim të një celule nga ora 12:15, ku pritet që edhe jugu të ketë rrebeshe. Pas orë 18:00 do të kemi reshje por do të jenë të dobëta. Dita e martë dhe e mërkurë do të ketë pakësim total të reshje. Reshje dëborë në të gjithë shtrirjen lindore.

Pas ditës së enjte do të ketë përmirësim, Nga nesër temperaturat do të jenë në rënie dhe ngricat do të jetë prezentë, në zonat malore temperaturat do të zbresin në -4 dhe -5. Reshjet më të dendura në juglindje parashikohet të bien sonte. Ditën e enjte priten reshje të pakta dhe më pas nuk do të ketë më reshje”, u shpreh Lajda Porja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *