“Nuk ka siguri”, Gjermania pezullon operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi

Gjermania pezullon operacionet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, duke përmendur si shkak sigurinë.

Pas Austrisë, Gjermania është vendi tjetër që ka pezulluar punën e kërkimit dhe shpëtimit në shtetin turk, i cili u godit të hënën nga dy tërmete të fuqishme.

Autoritetet gjermane kanë ardhur deri në këtë vendim për shkak të shqetësimeve të sigurisë, raporton cnn.

Agjencia Federale Gjermane për Ndihmën Teknike (THW) ndaloi operacionet e shpëtimit për shkak të situatës të pasigurt në rajonin e Hatay.

“Gjatë orëve të fundit, situata e sigurisë në rajonin e Hatay me sa duket ka ndryshuar. Ka raportime për përplasje mes grupeve të ndryshme. Prandaj, ekipet e kërkim-shpëtimit të ISAR Gjermani dhe THW do të qëndrojnë në kampin e përbashkët të ekipeve ndërkombëtare. ISAR dhe THW do të rifillojnë punën e tyre sapo AFAD ta vlerësojë situatën të sigurt”, thuhet në deklaratë.

Ushtria austriake përmendi gjithashtu rreziqe sigurie në pezullimin e operacioneve të saj.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit ka shkuar mbi 25 mijë persona.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *