Nuk lëviz asgjë nga vendi, një video e tërmetit 9.2 ballë në Japoni tregon se si ky vend është kaq para nesh

Dy ditë më parë Turqia u zgjua me tërmete të njëpasnjëshme ndërsa videot ku pallatet rrëzoheshin para syve të njerëzve vazhdojnë të trondisin rrjetin.
Tërmeti më i madh ishte 7.6 ballë ndërsa deri tani numri i viktimave po shkon rreth 15 mijë dhe ende ka njerëz poshtë rrënojave.
Ashtu si në tërmetin e nëntorit në Shqipëri, edhe në Turqi po diskutohet arsyeja pse pati kaq shumë viktima dhe shkatërrim dhe sigurisht kryesorja ngelet mungesa e infrastrukturës në ndërtim.

Shqipëria dhe Turqia janë dy vende, që përballen shpesh me lëkundje të pllakave tektonike, por gjatë viteve nuk ka pasur asnjë zhvillim për të minimizuar dëmet e tërmeteve të tilla. Të kundërtën ka bërë Japonia, që gjithashtu është një vend, që përballet shpesh me tërmete.

@teo_official_1 11/3/2011 #japan #earthquake #2011 #scary ♬ original sound – just a user called Teo

Së fundmi në Japoni është shpërndarë videoja e një tërmeti të frikshëm me magnitudë prej 9.2 ballësh, shumë më të lartë se dy tërmetet në Shqipëri dhe Turqi, ku shohim ndërtesa gjigante, që nuk duan t’ia dinë për lëkundje të tilla dhe nuk pësojnë asnjë dëmtim, ndryshe nga ç’ndodhi në Shqipëri, ku struktura gjigante u shkrumbuan dhe zunë njerëzit nën rrënoja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *