“Nuk më la të luaja rolin e kryeprostitutës”- Zamira Kita rrëfen pengun dhe diskutimet me bashkëshortin

Aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Zamira Kita, ka rrëfyer për filmat dhe rolet që saj, të cilat kanë spikatur.Por, një nga pengjet e saj është roli i pronares së një shtëpie publike, të cilin nuk e ka lejuar bashkëshorti ta luajë.

Ajo tha se sapo pa që ishte roli i kryeprostitutës, i kishte thënë se nuk do ta luante, ndërsa theksoi se nuk ia prishi qejfin.Në lidhje me rolet e tjera, aktorja tha se kanë pasur diskurime dhe është përpjekur ta bindë në mënyra të ndryshme, herë duke iu lutur e herë duke bërtitur.

“Ka qenë një film i Fatmir Korçit. Nekrologji më duket e ka patur titullin. Roli ka qenë i një kryeprostitute, sit ë thuash ka qenë pronarja e një shtëpie publike. Roli ishte shumë i bukur dhe shumë karakter. Ishte jashtëzakonisht i mirë për mua. Unë  e lexova dhe më pëlqeu, dhe me mendësinë time, ai ishte një rol që do të më krijonte mua mundësinë që të tregoja çfarë mund të bëj unë, krijimin e një karakteri.

Por, Besi nuk e kuptonte dot kështu. Mjafton që ai filloi ta lexonte e pa që ishte kryeoprostituta dhe tha ‘jo ti nuk do ta bësh këtë film’. Erdha në Tiranë, shkuam në Kinostudio, mora skenarin, shkuan në hotel dhe më tha ‘dale ta lexoj njëherë unë’. Lexojë, i thashë. Nuk do ta bësh këtë tha. Ok, i thashë nuk do ta bëj. Shkova e dorëzova skenarin dhe i thashë më falni nuk e bëj dot, duhet të kthehem.

Nuk ia kam prishur asnjëherë Benit, edhe për projektimin që ai ka thënë jo unë nuk dua që të shkosh. Nuk kam dashur që të bëj një gjë që ai nuk do që unë ta bëj. Por jam përpjekur ta bind në mënyra të ndryshme. Edhe i jam lutur, edhe kam bërtitur dhe jam mërzit, por ia kam dal t’i bëj ato që dua”, tha aktorja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *