Nuredin Dumani “sakrifikon” edhe të vëllain: Pyeteni se ka qenë i përfshirë në masakrën e…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka bashkëpunuar sërish me policinë, duke zbardhur ngjarje të reja kriminale.

Këtë herë, viktimë është bërë vëllai i tij, Dashamir Dumani, i cili mesa duket është i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Përballë hetuesve, ai është shprehur se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk, ka qenë i përfshirë edhe Dashamir Dumani.

Ai nuk ka dhënë detaje për rolin e të vëllait, por është shprehur se sqarime të mëtejshme për atentatin mund të japë vetëm vëllai i tij, pasi ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” si informator në ekzekutimim e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *