Dita e sotme për bashkëmoshatarët e Fatjon Bicit nuk është e njëjtë me të tjerat. Shoku i tyre i klasës nuk jeton më, duke mos pasur më mundësinë të ulet në bankën e tij si çdo mëngjes, krah shokëve të klasës.
Shkollën “Asllan Shahini” të Gramshit mëngjesin e sotëm e ka pllakosur heshtja e dhimbja, për humbjen e një jete kaq të re, në mënyrë kaq tragjike. Në vendin ku Fatjoni, vetëm 16-vjeç, do të ulej, sot qëndrojnë një tufë me lule, ndërsa të shokët e shoqet e tij të klasës nuk i mbajnë dot lotët.
Të gjithë nxënësit janë në lot, me kokën ulur, duke kujtuar të riun që u vra tragjikisht pas një konflikti që nisi në rrjetet sociale.