U bë nënë 40 vjeç, Zamira Kita shpjegon s’i ra në depresion pas lindjes: “Mjekët thoshin se kush e kalon kaq keq…”

Aktorja e njohur Zamira Kita ishte e ftuar ditën e sotme në emicionin “Shije Shtëpie”. Ajo ndau me të gjithë copëza nga pjesa e jetës së saj duke qenë se dhe tematika e diskutimit ndalej te ngjarjet të cilat ndodhin për herë të parë në jetë. E pyetur rreth dashurisë së parë, aktorja u shpreh:

“Dashuritë e para janë ato dashuritë që t’i këmben disa shikime, dikush të pëlqen, që ti hyn në shkollë dhe përpiqesh ta gjesh me sy. Janë këto ndjenjat e para që ndodhin shumë shpejt, por që nuk shkojnë më tej. Ti nis të kuptosh që më shumë duhet t’i kushtohesh vetes, duhet të bësh zgjedhjet e tua për të mbaruar të mesmen dhe për të shkuar në një shkollë të lartë. Ndahesh, largohesh, dhe s’arrin dot të krijosh lidhje të qëndrueshme të jetës.”

Më pas ajo tregoi edhe rreth aventurës së saj të parë dhe mund të themi se të gjithë ishim shumë kureshtarë. Zamira tregoi:

“Aventurë të parën do të kujtoj që kam ikur nga shtëpia për dy javë me të dashurin që sot është bashkëshorti im në plazh, në Maqedoni. Ai kishte disa miq të vetët atje që na rregulluan hotelin dhe bëmë ca pagesa shumë të vogla. Ishte menjëherë pas viteve ’90…Por për ne ishte tabu, kompleks shumë i madh që t’i mbushje mendjen familjes ose të thoje ndonjë gënjeshtër të bardhë që të kaloje kohë me të dashurin tend. Askush nuk të lejonte dhe unë e kam bërë.”

Ajo ndau gjithashtu edhe rreth emocioneve të ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë. Kita, e cila është bërë nënë në moshën 40-vjeçare, tregoi se lumturia e saj e madhe u kthye në një depresion të thellë pas lindjes.

Ajo shpjegoi: “Fakti që unë u bëra nënë për herë të parë më gëzoi, emocionoi aq shumë sa unë kalova depresion të plotë. Një depresion i frikshëm. Domethënë, nuk e di, mjekët më thoshin kush e ka kaluar më rëndë se ty, më falni, ka mbytur fëmijën e vet, aq depresion i rëndë. Gëzim i madh, emocion i madh por nuk e di nga ana hormonale çfarë ndodhi me mua. Pas 40 ditëve pastaj iu riktheva jetës, filloi përsëri dashuria për vajzën, një fëmijë shumë e dëshiruar. Pra ndodh edhe kështu për herë të parë.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *