Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit, shkarkohen nga detyra Frida Krifca, Olta Xhaçka, Evis Kushi…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së ka njoftuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ndërkohë që la jashtë këtij kabineti disa prej emrave më të përfolur të qeverisë.

Ndryshimet kanë prekur 7 ministri, por ajo që vihet re është se disa emrave iu është ndërruar thjesht pozicioni, siç është rasti i Ogerta Manastirliut që nga Shëndetësia është vendosur në krye të Arsimit, apo Delina Ibrahimajt që nga Financat është caktuar ministre për sipërmarrjen.

7 propozimet e reja në qeveri: 

Ervin Mete-Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Igli Hasani- Ministër për Europën dhe punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Rinisë

Anila Denaj- Ministre e Bujqësisë dhe zhvillimit rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë

Delina Ibrahimaj- Ministre për sipërmarrjen

Ministër Shteti për Pushtetin vendor Arbi Mazniku, largohet Milva Ikonomi dhe shkrihet ministria e shtetit për standardet dhe shërbimet.

Pas këtyre ndryshimeve jashtë qeverisë mbeten, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca, Edona Bilali si dhe Milva Ikonomi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *