Mëngjesin e sotëm, Olta Gixhari i ka thënë hapur Kiara Titos se i vjen inat që e çoi në nominim me Bledi Manen. Madje jo vetëm kaq, pasi aktorja i tha asaj se nuk e meriton që të shkojë në finalen e madhe të “Big Brother VIP2”.
Teksa ndodhej e shtrirë në dhomën e gjumit me Maestron dhe Kiarën aty pranë, Olta është shprehur se do t’i vinte shumë inat nëse ajo pa bërë asgjë të arrinte deri në finale.
“A mund të ma shpjegosh si do të vish deri në finale. Çdo në finale ti moj gocë. Si do të vijë kjo deri në finale? Çfarë ka bërë? Ka stabilizuar Luizin, kaq. E di sa inat më vjen po të vish ti në finale. Unë edhe po e fitova, s’më del e keqja. Do të them ç’deshe në finale ti moj gocë,”-është shprehur Olta.