‘Lojërat’ në akset rrugore të vendit tonë duket se po kthehen në zakon, e teksa Policia Rrugore bën thirrje për përgjegjësi nga ana e shoferëve, këta të fundit nuk shfaqin asnë lloj interesi.
Në një video që është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shihet sesi një makinë futet në drejtim të kundër në autostradën Tiranë-Durrës, duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të shoferëve të tjerë të cilët po udhëtojnë në drejtim të tyre.
Ky veprim është marrë si shaka nga ana e shoferit dhe pasagjerit në krahë pasi dëgjohen se si ata bëjnë shaka me këtë gjë.
“Mos jemi kundra vajtje këtej ne! E kemi me timon anglez! Ore ke pirë ti, ore mbaje ore ku vete”- dëgjohet njëri prej tyre.
Nuk dihet nëse policia ka marrë masa ndaj të rinjve, që mund të kthehen edhe në një burrim aksidenti.