Pagat 900 euro në shtet, ja kur do ta përfitojnë rritjen mësuesit, mjekët dhe efektivët e Policisë

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025.Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike”, që është në fazën e konsultimit publik, parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet në muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor të vitit 2024.

Në fund të vitit 2022, paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë, ose rreth 670 euro.Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro, paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34% ose 230 euro.

Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15% në dhjetor 2023 dhe 15% tjetër afërsisht 115 euro, në dhjetorin e vitit 2025.Qeveria, kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti, argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat.Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024.

Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për t’u shtrirë në dy vitet në vijim.Në muajt prill-qershor 2023, punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.

Sipas treguesve buxhetorë në 7-mujorin e vitit 2012, fondi i pagave për sektorin publik ishte sa 18.8% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, ndërsa më 2023 ishte sa 16.8 % e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.Megjithëse në vlerë fondi i pagave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ritmet ishin më të ulëta se rritja e totalit të shpenzimeve publike.

Të dhënat tregojnë për një rënie sistematike të peshës së shpenzimeve paga gjatë dekadës së fundit.Nga rritja e lajmëruar e qeverisë do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në sektorin e administratës publike, arsim, shëndetësi, mbrojtje, Policia e Shtetit etj. /Marrë nga Monitor.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *