Autori i vrasjes se bashkëshortes në Përmet, Leonidha Peçi, ka pësuar infarkt dhe është dërguar fillimisht në spital në Gjirokastër.
Pasi kanë konstatuar gjendjen e tij të rënduar, mjekët e kanë dërguar me ambulancë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Bëhet me dije se i moshuari aktualisht ndodhet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT.
Ai dyshohet se e ka dhunuar për vdekje me shkop druri bashkëshorten e tij. Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat e krimit të rëndë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.