Pamje të rënda! Infermierja nga Elbasani poston video me embrionin e abortuar, e hedh në kosh

Pamje të rënda janë regjistruar dhe shpërndarë me shpejtësi në rrjet brenda spitalit të Elbasanit.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në rrjetin social TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Nga pamjet shihet se përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, infermierja ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t’i fshinte.

Mister mbetet shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk janë përdorur as për ndonjë qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *