Pamjet e rënda/ Mizori në mes të Tiranës, të rinjtë qëllojnë macet më armë “për sport”

Janë bërë publike ditën e sotme pamjet e rënda kur dy të rinjtë që llojnë me armë macet në Tiranë.

Dy persona kanë qëlluar me armë drejt maceve të lagjes pranë shkollës “4 Dëshmorët”, duke alarmuar banorët. 

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara dy persona kanë qëlluar me armë drejt kafshëve të pambrojtura të cilat janë zvarritur në tokë në përpjekje për t’u shpëtuar plumbave. 

Sakaq, arsyet e këtij veprimi të paprecedentë nuk dihen ende. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (mace), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin dhe shoqërimin e autorit.

Në vijim të veprimeve, u shoqërua në komisariat shtetasi S. K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë sportive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasin S. K., për veprat penale “Keqtrajtimi i kafshës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *