I mori një vajze 270 mijë euro për ta bërë ortake, arrestohet biznesmeni në Tiranë

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije këtë të Martë se në pranga u vu Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje shumën 270 000 euro duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi”, njoftoi policia.

Aksioni për arrestimin e tij i koduar “Trick” nga efektivët e seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë erdhi “bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen” e tij, sqaruan të njëjtat burime.

Alimehmeti është arrestuar për të njëjtën çështje në 14 Janar, ndërsa më vonë është liruar nga gjykata që ka vendosur hetimin ndaj tij jashtë qelisë së burgut.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *