Pamjet e rënda/ Shqiptari vritet në Greqi nga fqinji i tij, dëshmia: Thirri fëmijët dhe kërkoi ndihmë

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka, 39 vjeç.

Sipas dëshmitarëve ai është vrarë nga një shtetas grek, pas një konflikti për një vend parkimi. Po sipas tyre, autori njihej si person problematik, ndërsa pasi ka kryer vrasjen, është ngjitur qetësisht sërish në banesën e tij.

Dalin PAMJET E RËNDA të shqiptarit të vrarë në Greqi/

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe….  Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm.

Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat.

Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *