Papa me xhup reperi, e vërteta e fotos që po bën xhiron e rrjetit ngjall frikë të madhe tek përdoruesit

Prej ditësh një fotografi e Papa Françeskut i veshur me një xhup të fryrë është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke habitur qindra-mijëra përdorues.

Megjithatë fotografia është rezultat i gjenerimit përmes programeve të inteligjencës artificiale, një teknologji që ka avancuar aq shumë gjatë viteve të fundit, sa që po e bën gjithnjë e më të vështirë për t’u dalluar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Papa shfaqet me një xhup të bardhë të fryrë të veshur mbi rrobat e tij tradicionale, ndërsa në qafë mban kryqin varur në një zinxhir.

Të shumtë janë ata që e kanë parë fotografinë si qesharake, por të tjerë e kanë patur të pamundur të dallojnë se është jo e vërtetë. Kjo ka bërë që disa përdorues të frikësohen për aftësinë e inteligjencës artificiale.

Vetëm pak ditë më parë, një përdorues i programeve që gjenerojnë imazhe përmes inteligjencës artificiale, arriti të prodhonte disa fotografi realistike ku shfaqej ish-presidenti amerikan Donald Trump teksa arrestohej nga policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *