Parakalim i rrezikshëm në aksin Elbasan-Librazhd, “e pëson” shoferi i kamionit

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shihet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u bërë shkaktar aksidenti.

Drejtuesi i kamionit është identifikuar nga policia dhe është gjobitur me 32 000 lekë të reja.

“Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, ju informojmë se:

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A. R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 10 dhe 16, në nenin 141, pika 10, dhe në nenin 127, pika 3, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.”Njoftimi i policisë

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *