Bashkia Devoll zyrtarisht është fituar nga Partia Socialsite, dhe do të drejtohet nga Eduart Duro.
Duro kryeson me 7693 vota, teksa është duke u numëruar kutia e fundit nga 49 të tilla. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Elvis Hajdërlli arriti të merrte me 7339 vota. Diferenca mes tyre ka qene 354 vota.
Kështu në Devoll ka filluar festa, teksa kjo bashki njihet si bastion demokrat, ku për 30 vite socialistët nuk kishin arritur të fitonin.