Pas dy orësh shi intensiv, situata në qarkun e Korçës paraqitet mjaft problematike.
Rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar nga uji dhe kjo situatë është krijuar si pasojë e reshjeve të shiut prej dy orësh, e shoqëruar prej 30 minutash nga rryma intensive.
Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në zonën e fshatrave në juglindje të vendit duke lënë shumicën e tyre pa energji elektrike.
Ndërsa njoftohet se po punohet nga grupet në terren për kthimin e situatës në normalitet.