Pas karrierës, videoskandali rrezikon t’i “djegë” Safet Gjicit edhe superpasurinë? Dy opsionet

Videoskandali erotik i publikuar në rrjete sociale në të cilën shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën, përveçse i dogji karrierën politike, rrezikon që ish-kryebashkiakut t’i japë një goditje edhe në pasuri.

Menjëherë pas publikimit të videos SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit, i cili mund të akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.

Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, prandaj ai mund të dënohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.

Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit. Deri më tani nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.

Nëse SPAK do të ngrejë ndaj tij vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri i shpëton verifikimit pasuror. Në rast të kundërt pasuria e tij do të verifikohet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *