Përpos ujit që u ka pushtuar banesat, grekëve në zonat e përmbytura u duhet të përballen edhe me kafshët që po dalin nga vendet ku strehohen zakonisht.
Mediat në vend raportojnë për banorë të ngujuar nga ujërat të cilët po hasin edhe gjarpërinj në banesat e tyre.
Së fundmi u bë një apel për shpëtimin e 15 personave që kishin mbetur të bllokuar në Marathea, Karditsa. Dhjetë prej personave të bllokuar isin të moshuar me probleme shëndetësore.
Sipas raportimeve, ata ishin mbledhur në katin e parë të një shtëpie, pa gjumë, pa ushqim dhe të rraskapitur.
Ndërkohë, operacione shpëtimi po mbahen në zonat më të prekura nga moti i keq si Karditsa, Trikala, Larissa dhe Volos.