Pogradec, 55 vjeçari gjendet i vdekur pranë banesës së tij

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të banesës së tij ku jetonte i vetëm.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Guri i Kuq në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, në trupin e 55-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *