Pasi e bëri Kiarën “mish për top”, reagon Arbër Hajdari: “Eshtë show, mos e merrni seriozisht”

Pas deklaratave të bëra gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother në lidhje me Kiarën dhe Efin, opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk ka dashur të cënojë askënd.

Në një postim të bërë në Instagram, ai shprehet se “gjatë gjithë jetës dhe punës sime kam si parim të mos cenoj askënd dhe të vlerësoj çdokënd duke u përpjekur për të qenë i drejtë dhe racional”.

Ky reagim vjen pasi në rrjet ka nisur dhe një herë fushata kundër Kiarës, e cila nga e marta deri të enjten ka humbur gati 30 mijë ndjekës.

Arbri thotë ndër të tjera se personazhet që janë pjesë e lojës, nuk meritojnë linçim publik, por kjo deklaratë vjen pas asaj që opinionisti tha për Kiarën gjatë spektaklit se gjithë sjellja e moderatores tani është për famë.

“Dhe ne këtu jashtë që jemi të përfshirë, jemi njerëz normale me të mirat dhe të këqijat tona, por ndryshimi është që ata aty brenda po ju argëtojnë dhe nuk meritojnë asnjë lloj linçimi publik. Shprehja e një opinioni personal për lojën e tyre nuk do doja kurrsesi të përkthehej në sulm karshi asnjërit prej konkurentëve”, shkruan ai.

Deklaratat e tij Hajdari i quan batuta.

“Nëse unë kam bërë dy batuta me konkurentët ka ndodhur sepse ky është një shou” dhe fton që të gjithë ta marrin me sportivitet këtë lojë”, shprehet ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *