Nga Ervin Goci
Unë vë bast dhe ja ku ju sfidoj: vetëm pak muaj pasi Erion Veliaj të mos jetë më kryetar bashkie për Tiranën, çmimet e apartamenteve ka mundësi të përgjysmohen, mos të them që të shkohet drejt kolapsit të tregut.
Mjafton që kandidati që do ta zëvendësojë mos të bëjë këto 10 gjëra:
– Mos t΄i përqendrojë të gjitha lejet në qendër;
– Mos të japë shërbime vetëm në qendër;
– Mos të japë leje me plan por pa planifikim;
– Mos të promovojë vetë si kryetar bashkie flluskën e ndërtimeve;
– Mos t΄i lërë tipat me 88 apartamente pa taksa për apartamentet e dyta apo të treta apo të tetëdhjetë e teta;
– Mos t΄i hedhë lejet si ushqim qensh, duke thënë unë jap lejen dhe nuk më intereson as kush është ndërtuesi as kush është blerësi;
– Mos të lërë pa subvencionuar strehimin social;
– Mos të shpallë ndërtimin si i vetmi burim i mbledhjes së taksave;
– Mos të shesë e gjymtojë dhe ato pak hapësira publike që janë në pronë të Bashkisë;
– Mos të japë më leje ndëtimi;
Mbi të gjitha mos të sillet si Kryeministër.
Çmimet që na shiten si evoluim natyral i qytetit, nuk janë gjë tjetër veçse vendimarrje okulte të një regjimi që punon nën dhe për hesape të tjera nga hesapet e qytetit.
Tirana duhet çliruar dhe ekonomia e qytetit nuk mund të funksionojë gjithë kohës e ngulfatur dhe e mbërthyer për fyti nga pengmarrës. Lekët dhe trupat tanë nuk mund të kthehen në bursën e krimit.