“Për të të çuar ty në finale, po më kthehen të gjithë kundër”, Luizi ia thotë Kiarës se sa po rrezikon

Këngëtari Luiz Ejlli duket se ka nisur një lojë disi mbrapsht, pak i dyzuar.
Luizi është konfuzuar rreth situatës së krijuar me Efin. Ai i tha Kiarës se kohëve të fundit ka pasur banorët afër vetes, e ndërsa tani të gjithë i ka kundër.

Luizi tha se me zënken e Efit, çdo gjë është duke ecur mbrapsht dhe se tani nuk po di si të luajë.
Ai tha se duke u marrë me të për ta çuar në finale, është duke humbur lojën e tij.

Kiara i kërkoi që mos ta llogarisë atë, por të bëjë lojën e tij duke ecur para.

Por Luizi i tha se ajo u bë ‘sebepi’ që tani ka gjithë shtëpinë kundër, por pavarësisht kësaj nuk ka se çfarë të bëjë ndryshe për momentin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *