Aksident tragjik në Korçë, makina del nga rruga, vdes 15 vjeçari dhe plagoset vëllai

Një 15 vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e kësaj të premteje në fshatin Çiflig të Korçës. Ai ka qenë duke udhëtuar në makinë me të vëllanë, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Vëllai i tij ka shpëtuar me dëmtime në trup dhe ndodhet në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Roland Sherifi dhe është plagosur vëllai K.Sherifi.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *