Babai i vajzës që dyshohet se është përdhunuar nga kryeplaku i fshatit, Ervis Rrapo, ka deklaruar në polici, se ai e kishte kapur lakuriq Rapon, brenda në banesën e tij. Sipas babait, Rrapo ishte i zhveshur dhe i kishte mbyllur gojën vajzës së tij, teksa po kryenin marrëdhënie seksuale.
Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë. Megjithatë, ende nuk janë kryer ekzaminimet mjeko-ligjore të vajzës. Pritet që këtë fundjavë gjykata e Korçës, të shprehet nëse do vendosë arrest me burg për Ervis Rapon.
Ervis Rrapo, 29-vjeçari me detyrë si kryeplak i fshatit Rehovë ka mohuar akuzat për përdhunim të bashkëfshatares së tij. Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për Rrapon, por ky i fundit ka thënë se gjithçka është bërë për hakmarrje, por nuk ka treguar se çfarë konflikti ka pasur me babain e vajzës./Dosja.al