Përdhunoi 15 vjeçaren në Britani, 52 vjeçari shqiptar: Mendova se ishte prostitutë!

Një shqiptar është kthyer në kryefjalë në Britaninë e Madhe, për shkak të mashtrimeve që ai ka kryer, për t’u pajisur me pasaportë britanike.

Gjin Gjergji 52-vjeç, kishte shkuar në Britani në vitin 2000, duke kërkuar azil pasi pretendonte se ishte nga Kosova dhe i rrezikohej jeta nga lufta. Kështu ai arriti të fitonte statusin e refugjatit dhe leje-qëndrimin. Por në vitin 2015, ai ndoqi një vajzë 15-vjeçare dhe pasi e bindi atë të hipte në makinë e tij, e çoi në një zonë të pyllëzuar dhe e përdhunoi. Pas dy vitesh hetimesh, ai u dënua në vitin 2017 me burg.

Në vitin 2019, u zbuluan dokumente që vërtetonin se ai kishte lindur në Shqipëri dhe Ministria e Brendshme e informoi atë se po i hiqej shtetësia britanike me arsyetimin se e kishte marrë atë ‘me anë të mashtrimit’. Megjithatë, duket se fati ishte në anën e tij, pasi tentativat e autoriteteve britanike nuk rezultuan të suksesshme.

Megjithëse zyrtarët kishin dyshuar që në vitin 2005 se atij i ishte dhënë statusi i refugjatit me një identitet të rremë, ata nuk kishin marrë masa. Tani një gjykatë imigracioni ka arritur në përfundimin se do të ishte ‘e padrejtë’ t’i hiqte atij shtetësinë britanike kur provat e disponueshme pothuajse 20 vjet më parë ‘shpërfilleshin’

Gruaja e Gjergjit kishte pranuar se ai ishte shqiptar kur ajo bëri kërkesë për t’u bashkuar me të në vitin 2005, ndërsa identiteti i rremë me të cilin ai kishte aplikuar për herë të parë për azil ishte paraqitur si shqiptar.

Duke lejuar apelimin e tij, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Therese Kamara vendosi se provat e kombësisë së vërtetë të Gjergjit ishin në dispozicion të Home Office ‘gati 20 vjet më parë’, por ishin ‘ose shpërfillur ose keqtrajtuar’.

Në një prononcim të shkurtër për “Daily Mail”, ai shprehet se do të qëndrojë në Britnai, pasi tahsmë ka një familje aty.

“Jam mirë këtu, nuk kam asnjë shqetësim. Erdha në Britani sepse doja një jetë më të mirë dhe e gjeta. Më pëlqen këtu. Do rri këtu sepse kam një familje. Në Shqipëri ka shumë njerëz të këqij” tha ai.

I pyetur për dënimin e tij për përdhunim, Gjergji u përpoq të fajësonte viktimën, duke thënë edhe një herë se ai kishte besuar se ajo ishte një prostitutë.

“E ndoqa se mendoja se ishte prostitutë. Gjithçka ka përfunduar tani,e kam vuajtur dënimin tim. Çfarë do më shumë?”– tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *