Kanë përfunduar 10 kilometrat e lotit të dytë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit kjo rrugë është plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.
“Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina. Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur”, shkruan Rama.