Tiranë, vëllai vret vëllanë dhe më pas veten. shkak dyshohet se ishin pronat në qytetin e tyre

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku vëllai vrau vëllain me armë zjarri dhe më pas veten.

Ngjarja ndodhi në banesën e Lulzim Camit 68 vjeç në zonën  e Freskut, ndërkohë Vehap Cami 63 vjeç jetonte në Lundër.

Mësohet se ky i fundit ka hyrë në banesë, ndërsa para krimit të ditës së sotme nuk ka pasur debat.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jetë bërë përplajsa e hershme e vëllezërve për pronat.

Kur Vehap Cami është futur në banesë dhe ka qëlluar aty ka pasur edhe familjarë të tjerë të vëllait të tij, të cilit fatmirësisht nuk janë lënduar.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë në të  cilën jetonte me qera viktima, e cila tha për mediat se Lulzim Cami ishte qytetar i rregullt, ndërsa vëllain e tij nuk e njihte dhe se vetëm mëngjesin e sotëm, kishte mbërritur në banesën e të vëllait.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie për tokat në Bulqizë.

Ndërsa dy fqinje kanë lajmëruar policinë, e cila ka gjetur edhe dy trupat e pajetë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *