Përgjegjësja e fasonerisë në Bilisht: “Nuk i kemi përgjysmuar pagat, i kemi ulur”

Përgjegjësja e fasonerisë në Bilisht thotë se do ta tregojë koha nëse në atë biznes ka pasur punonjëse të pasiguruara. Në një prononcim për mediat, pas protestës së punonjëseve, ajo shprehet se pagat nuk u janë përgjysmuar, por u janë ulur.

“Për punëtoret e pasiguruara do e tregojë koha. Do e tregojë koha. Ndërsa për pagat nuk është se janë përgjysmuar, është ulur nga minimumi,”- ka thënë ajo.

Punonjëset e fasonerisë dolën në protestë që dje. Fillimisht u bë shkak ulja e pagës në një vlerë prej 10 mijë lekë, për 5 punonjëse të kësaj fasonerie, por më pas u shtua dhe pushimi nga puna i drejtueses së sindikatës së puntorëve të fasonerive në Devoll, Mirjeta Mulla. Sipas punëdhënësit të tyre ato nuk kanë kryer të gjitha proceset e planifikuara. Por, punonjëset pretendojnë se nuk u jepet leja vjetore. Vetë ato janë shprehur se ka punonjëse të pasiguruara dhe kushtet e punës nuk janë të përshtatshme, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *