Përplas makinën e prefektit në Korçë, autori largohet nga vendngjarja

Një shtetas ka përplasur automjetin e prefektit të Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja pas përplasjes, duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor.

Në testin e bërë ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Ndërkohë çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *