Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e kaluar në Kukës. Një polic i Shqiponjave identifikuar tashmë si 29 vjeçari Kyvet Balaj ka qenë duke ndjekur së bashku me disa kolegë emigrantët që po transportoheshin me një furgon.
Balaj është pezulluar nga detyra e tij, por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policit kishte marrë vëmendjen një furgon Volkswagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe u vu në ndjekje të tij, së bashku me kolegët “Shqiponja”.
Teksa ndiqnin furgonin poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës, pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit Klevis Gjoni ndaloi dhe tentoi që të largohej me vrap, e po ashtu edhe të tjerët që ndodheshin në të njëjtin mjet me të. Në këtë moment, punonjësi i policisë ka nxjerrë arm ën dhe pasi ka qël luar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar. Ndaj dhe justifikohet se: kishte kryer qitje të pavullnetshme . Për pasojë, është plagosur rëndë shtetasi egjiptian M. H. G.
Përveç egjiptianit Muhamet Harbi, edhe shoferi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të Policisë.