Kryeministri Rama bën gjestin e papritur për këtë kryeministër, i ulet në gjunjë para samitit

Sot është një ndër ditët më të rëndësishme për Shqipërinë, pasi vendi ynë pret samitin e BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka pritur jashtë stadiumit “Air Albania” liderët europianë dhe ata të Ballkanit.E teksa ka pritur liderët më të lartë të BE, Rama ka bërë një gjest të pazakontë për kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në momentin që Bettel i është afruar me një çantë në dorë, Rama i ka dhënë dorën dhe i është ulur në gjunjë. Nuk dihet se për çfarë arsye kryeministri e ka bërë këtë gjest, por të dy u panë duke qeshur.
Kujtojmë që liderët e BE kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor duke e bërë kështu Shqipërinë për një ditë, vend të BE.

Rama priti shefen e Komisionit të Europian Ursula von Der Leyen; Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel; kryeministrin grek Mistotakis; atë të Hungarisë, Orban, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kreun e qeverisë belge, Aleksandër De Croo, kryeministrja italiane, Meloni, etj.

Krahas tyre, më herët, Rama priti Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si edhe Aleksandër Vuçiçin e Serbisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *