Piloti grek që vrau gruan kërkon lirinë, babai i Caroline: “Do ta kem nderin ta vras vetë”

Zemërimi i tij ndaj vrasësit të vajzës së tij, Caroline, është shprehur edhe një herë nga David Crouchs. Ky i fundit ka folur edhe njëherë me gazetarët e Daily Mail duke treguar se është i aftë të bëjë gjithçka për të dënuar ashtu “siç duhet” vrasësin e vajzës së tij të vetme.

Me rastin e apelimit kundër vendimit të shkallës së parë nga Babis Anagnostopoulos, Crouch e quajti atë një “bastard tinëzar”, duke shtuar se do ishte i nderuar po ta vriste vetë.

“Nëse dënimi me vdekje do të ishte ende i disponueshëm si dënim në Greqi, unë do ta konsideroja një nder që të më lejohej të tërhiqja këmbëzën për ta dërguar në harresë. E urrej atë më shumë se çdo gjë tjetër në jetën time. Le të kalbet në ferr,”-tha ai.

Duke iu përgjigjur pretendimeve të avokatit të Anagnostopoulos, Alexandros Papaioannidis, i cili e quajti klientin e tij “një të burgosur model që ndihmon të burgosurit e tjerë”, babai i viktimës shtoi: Për t’ju dhënë një ide se si është vrasësi i vajzës sime, më lejoni t’ju tregoj se çfarë zbuluam unë dhe gruaja ime Susanna për mënyrën se si ai e trajtoi Caroline. Kur vajza u largua nga shtëpia për herë të parë për të studiuar në Universitetin e Pireut, unë dhe Susana i dhamë nga 750 euro në muaj për ushqim, qira etj. Brenda një viti ajo u martua dhe kishte ndërprerë mësimet dhe jetonte me burrin e saj. Duke qenë se kisha pak detyrime të tjera, vazhdova t’i jepja 750 euro, ndërsa Suzana e uli kontributin nga 750 euro në 250 euro. Ne e bëmë këtë sepse menduam se do të ishte mirë nëse Caroline mund të kishte njëfarë pavarësie nga burri i saj dhe të mos i kërkonte vazhdimisht para për të blerë rroba dhe sende të tjera personale. Ne zbuluam pas vdekjes së saj se paratë që Susan dhe unë paguanim në llogarinë e saj bankare çdo muaj ishin përvetësuar nga i shoqi dhe se sa herë që asaj i duheshin para për të blerë një kafe ose për të blerë ushqim për kafshët e saj shtëpiake, duhej t’ja kërkonte. Gjithçka kontrollohej prej tij. Pyes veten se si Caroline u gjend në atë situatë.

Babai i Caroline foli edhe për Lidia e vogël, e cila tani jeton në Filipine.

“Lidia është vendosur atje. Të gjithë kushërinjtë e saj, si të gjithë filipinasit, kanë flokë të drejtë të zinj… ndaj ajo bie në sy dhe merr shumë vëmendje, gjë që i pëlqen,”-shtoi ai.

Babis Anagnostopoulos po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për mbytjen e 20-vjeçares Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi. Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij. Anagnostopoulos ndodhet në një burg të sigurisë maksimale në Korydallos, ku edhe ka kërkuar që t’i ulej dënimi prej 27 vitesh. Kjo pasi sipas avokatit të tij, klienti i ishte sulmuar me qëllim për ta vrarë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *