Pique flet për herë të parë pas ndarjes me Shakirën: “Jam i lumtur se kam bërë atë që dua”

Viti i kaluar i Gerard Pique është karakterizuar nga ndarja e tij nga Shakira. Gjatë muajve të fundit, të dy kanë bërë disa paraqitje publike të diskutueshme, veçanërisht kolumbianja, e cila i ka kushtuar këngët e saj të fundit për të sulmuar babanë e fëmijëve të saj. Mirëpo, ish-mbrojtësi i Barcelonës nuk duket të jetë i prekur, siç është shprehur në një intervistë.

Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam qenë në gjendje të ruaj lumturinë time.

Në fakt, ai thotë se aktualisht po bën atë që do dhe se në çdo moment dëshiron të jetë i vërtetë me veten. Pavarësisht kritikave që ka marrë për tradhëtinë ndaj Shakirës me Clara Chia, të dashurën e tij aktuale.

Njerëzit për të cilët +dhe njerëzit që dua janë ata që më njohin mua. Nuk më intereson askush tjetër.


Aq pak i intereson mendimet e të tjerëve, saqë, në fakt, ka një rregull sipas të cilit duhet të jetojë. Katalanasi tregoi se:

Ditën që do të vdes, do të shikoj prapa dhe do të shpresoj se kam bërë gjithmonë atë që kam dashur të bëj. Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim.

Nga ana tjetër, ish-lojtari mbrojti pozicionin e tij dhe iu referua përfshirjes së fëmijëve të tij në ndarjen me Shakirën dhe rolin e tyre që kur e shpallën këtë qershorin e kaluar.

Të gjithë kanë përgjegjësi të përpiqen të bëjnë atë që është më e mira për fëmijët e tyre.

Ai gjithashtu beson se detyra e prindërve është të “mbrojtur” fëmijët e tyre: “Kjo është ajo ku jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”. Megjithatë, në muajt në vijim Sasha dhe Milani pritet të shkojnë në Miami me Shakirën, si pasojë e marrëveshjes për kujdestarinë e arritur nga ish-çifti pak kohë më parë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *