Pit-Bulli i shkuli veshin dhe dhëmbët të moshuarit në Durrës, pronari i qenit ishte paralajmëruar

Elton Qyno

Sulmi i qenit “Pit-Bull” i ndodhur në 2 nëntor 2023 në qytetin e Durrësit, i ka sjellë dëme të pariparueshme ndaj shëndetit të moshuarit Halil Basha.

“Ora News” ka mësuar se 84-vjeçari ka humbur njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve. Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafsheve të shoqëruara”.

Hetimi i këtij rasti po ndiqet nga prokurori i Durrësit, Madrit Kullolli, i cili pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekspertim mjeko-ligjor të personit të dëmtuar, Halil Basha.

Ngjarja është paralajmëruar nga nipi i dëmtuarit Halil Basha, Bashkim Basha, i cili para se ti ndodhte sulmi i qenit ndaj xhaxhait të tij, kishte takuar Armand Lalën, duke i thënë dhe këshilluar që të bënte kujdes me tre qenët se do të kafshojnë banorët e zonës.

Por pronari i tre qenëve, i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njëri me përjashtim në pjesën e brendëshme të oborrit. Sipas Bashkim Bashës, ka qënë Xhevahire Lami që e ka njoftuar se qeni i kishte sulmuar xhaxhain.

“…unë kam dalë menjëherë për të ikur, kur më ka ardhur një femër e lagjes, e cila më ka thënë se:”…merri kapelën dhe dhëmbët se janë të xhaxhajt tuaj Halil Basha…”. Unë kam parë ambulancën duke qëndruar aty dhe pastaj ambulanca është larguar në drejtim të spitalit…”.

Basha, duke u gjendur në këto kushte ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal Durrës dhe ka parë xhaxhajnë e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni në kokë dhe në disa vende në trupë, duke i këputur dhe njërin vesh.

Në deklarimin daj të cilit zhvillohen hetimet, shtetasit Armand Lala ka deklaruar se ne lidhje me ngjarjen ka thënë se: Ai banon në adresën e lartëpërmendur dhe ka 3(tre) qenë Pit-bull, ku dy janë me ngjyre kafe, ndërsa njëri është me ngjyrë të bardhe.

Ai këta qëne i ka marrë që klysh të vegjël dhe i ka rritur vetë, ku sot janë rreth 2 vjeç. Ai këtë banesë  ku jetoj e ka marrë me qera shtetasit Fatmir Jakupi Mynevere Jakupi në muajnë Mars 2023.

Ai sot ka qënë në punë dhe ka lënë 3(tre) qenët brenda rrethimit të banesës dhe ka kur ka ardhur nga puna i kanë thënë komëshnjët se, qeni i bardhë ka sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha i moshuar, të cilit i ka këputur edhe veshin dhe ndodhet në spital.

Ai deklaron se i vjen keq për shtetasin Halit Basha, të cilin e ka kafshuar qeni im i bardhë “Pit-bull”, banorë të cilin ai e njeh dhe është i moshës së thyer. Ai i kërkon ndjesë për dëmtimin që i ka bërë qeni i tij.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *