Pasditen e kësaj të diele rreth orës 14:50 në fshatin Batër e Madhe në njësinë administrative Komsi, Mat, u plagosën me thikë vëllezërit, Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristin Hysa 19-vjeç.
Autori është një person i identifikuar si 35-vjeçari Gerlad Buci, i cili pas sherrit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. • Të dy vëllezërit janë transportuar me helikopter te Trauma dhe mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë. • Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit të dyshuar. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia po heton për të zbardhur të plota rrethanat.