Plagosën me kaçavidë 26 vjeçarin në Pogradec, arrestohen dy autorët

Policia ka arrestuar dy autorët që plagosën rëndë me kaçavidë një 23-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Çërravë të Pogradecit, ndërsa i plagosuri u transportua në spitalin  Traumës.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: -Hristos L., 17 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; -Erton Lipo, 23 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Këta shtetas, ditën e djeshme, janë përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, në fshatin Çërravë, ku H. L. ka plagosur me kaçavidë, shtetasin M. L., 23 vjeç, banues në Leshnicë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa E. L. ka goditur me mjete të forta dhe me kaçavidë, shtetasin J. L., 22 vjeç, banues në Çërravë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në këtë konflikt janë përfshirë edhe 2 shtetas të tjerë, të cilët nuk kanë marrë dëmtime.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 42 vjeç, banues në fshatin Guri i Bardhë, Pogradec, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 43-vjeçar, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë, si dhe një 47-vjeçare, për motive të dobëta.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç, banues në Maliq, pas kallëzimit nga bashkëshortja e tij (me të cilën është në proces divorci) se 37-vjeçari, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk ka pranuar t’i japë fëmijët e tyre të mitur, të moshave 13 dhe 6 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *