Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti mes të dyve.
I plagosuri, Erald Tase përfundoi në spital nga plagët e shkaktuara, teksa ditën e sotme, 25-vjeçarja ka rrëfyer të jgithë ngjarjen
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare shtatzënë plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti mes të dyve.
Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ajo rrëfeu se si plagosi bashkëjetuesin e saj dhe atë që ndodhi pas ngjarjes.
E reja rrëfeu se bashkëjetuesi i saj Erald Tosku e ka kapur atë prej fyti në momentin që kishte thikën në dorë. Ajo u shpreh se ai ka drejtuar thikën nga vetja në atë moment dhe është shprehur se dëshironte t’i jepte fund jetës pasi nuk mund të jetonte më në ato kushte.
25-vjeçarja tregoi se ka tentuar t’ia heqë thikën nga dora bashkëjetuesit të saj, por në atë moment ajo rrëfen se atij i është ngulur pak mjeti prerës, ndërsa asaj i janë marrë mendtë e nuk mund të rikujtojë atë që ka ndodhur me detaje.
Sipas saj pasi u plagos, bashkëjetuesi i saj nuk kishte gjakderdhje të konsiderueshme, por iu mor fryma dhe ajo njoftoi një mik të tijin që e transportoi drejt spitalit.
Ajo tregoi se pasi e takoi atë në spital ai e akuzoi për plagosje dhe tani nuk mundet ta takojë më.
“Ai më kapi prej fyti dhe kishte thikën në dorë. E kishte drejtuar thikën nga vetja dhe thoshte dua të vdes e nuk dua të jetoj më kështu. Shikonte shokët e tij dhe mërzitej. Nuk mund të dilte nga vendi, as natën. Nuk dilnim asnjëherë si çift.
Ai e drejtoi thikën drejt vetes dhe u mundova t’ia hiqja. Kishte veshur një xhup dhe iu ngul pak thika. M’u morën mendtë në atë moment dhe nuk e mbaj mend si ndodhi. Kisha frikë se do më vriste. Më tha se do vriste veten më pas.
Kisha frikë mos vriste fëmijën ose edhe mua. Kam marrë më pas ambulancën në telefon, nuk e lashë ashtu. Nuk kishte gjakderdhje, vetëm dy pika gjaku ranë në shtëpi. Ai tha që iu mor fryma në atë moment. Fëmijën e lamë këtu duke luajtur.
Ambulanca nuk erdhi, mora shokun e tij që e çoi në spital. I thashë që është plagosur Eraldi dhe shkuam në spital. Ai i tha fillimisht që u plagos nëpër shkallë. Më thanë se plaga nuk ishte e madhe. Fola pak dje me Eraldon në spital. Më akuzoi për plagosje. Ti më vrave më tha. Unë i thashë nuk e bëra unë.
As unë nuk e di çfarë ndodhi në atë moment. E përjetova shumë keq. E kam të ndaluar të shkoj në spital. Nuk kemi folur më. Nuk e di nëse do kthehemi më bashkë. Sot mora një urdhër mbrojtje.Kur ka qenë Eraldi në Greqi ka goditur një njeri mbrapa kokës dhe ai është i paralizuar tani. Është bërë me paramendim, por nuk e kam pyetur asnjëherë. Ai më tha se e bëri për të vëllanë. Ka qenë 20 vjeç asokohe. Gjithë rininë e kaloi në burg dhe aty e rrihnin vazhdimisht.
Mund të jem budalla më tha, mund të jem çmendur. Kam shkuar te psikologu, por nuk kam vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Mund të kem pak depresion dhe kam pak zërin e lartë. Nuk shkoj me komshien, më tha që jam armikja më e madhe e saj. Kam një teze afër që nuk do të më shohë me sy.
Nuk jam divorcuar nga burri i parë, burri ndërroi jetë. Nuk e di pse. Ka bërë aksident me motor”, rrëfeu ajo.