Policia e Korçës ka vënë në pranga një 19-vjeçar të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje, rreth një muaj më parë.
Në pranga është vënë 19-vjeçari Renildo Islami, banues në Korçë, pasi ka plagosur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti të çastit.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.12.2022, i ka caktuar 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 15.11.2022, në lagjen nr. 15, Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një 27-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme