Po bënte ski në Brezovicë, turistja goditet nga orteku dhe humb jetën

Është gjetur trupi i pajetë i turistes amerikane, e cila ka humbur jetën një ditë më parë pasi u zu nga një orteku i papritur dëbore një zonë të njohur si “Foleja e Shqiponjës”. Sipas një raporti të policisë së Kosovës, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në qendrën e skijimit në Brezovicë.

 “Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’.

Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Mësohet se për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq shtetasja amerikane nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Deni Hameli, nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një deklaratë  për mediat, u ka bëre thirrje turistëve të jenë të kujdesshëm gjatë skijimit në këto zona.

 “Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza poashtu është e sigurt”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *