“Po ik o Bora, se nuk u fryn burri 50 e kusur vjet qirinjve”, vajza e Xhevdet Ferrit kujton të atin në ditën e lindjes

Ikja e parakohshme e aktorit Xhevdet Ferri lëndoi sidomos vajzën e tij Bora. Ai humbi jetën në moshën 59-vjeçare më 16 janar të 2020-ës, por sot ishte ditëlindja e tij.

Në këtë ditë të veçantë për të atin, e bija, Bora i ka kushtuar disa fjalë zemre.

Postimi i Bora Ferrit:

Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26!

Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!

“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër.

Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo, shkruan Bora Ferri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *