Po jepte intervistë livë/ Momenti kur deputeti turk ikën me vrap pas tërmetit 6.4 ballë (VIDEO)

Provinca Hatay, në kufirin turko-sirian u godit mbrëmjen e djeshme nga një tërmet 6.4 ballë, i cili thelloi tragjedinë pas lëkundjeve shkatërrimtare që kanë tronditur dy vendet lindore.

Deputeti i partisë MHP, Lutfi Kas?kç?, i cili ishte në Hatay duke dhënë një prononcim për mediat përsa i përket situatës aktuale atje, u pa live teksa ikën me vrap, në momentin kur tërmeti 6.4 ballë goditi Turqinë.

Deputeti i MHP-së në Hatay, Lutfi Kas?kç?, i cili u kap në transmetimin e drejtpërdrejtë të tërmetit, vrapoi në panik. Shumë kanale e kapën drejtpërdrejt pamjet e momentit kur vendi u godit nga tërmetet.

Kujtojmë se ditën e djeshme Turqia u godit nga dy tërmete të tjerë të fortë, i pari ishte i magnitudës 6.4, në orën 20:07 me epiqendër në Samandag, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.8 ballë, por në këtë qark.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *